Plani i rrezikshëm i Serbisë për Kosovën, ja skenari!

Futboll

Plani i rrezikshëm i Serbisë për Kosovën, ja skenari!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2021 Në ora: 13:58
Stadiumi në Zubin Potok

Të veprohet fuqishëm dhe pamëshirë ndaj garave sportive ilegale të Serbisë që zhvillohen në shtetin e Kosovës.

Të ndërhyhet në mënyrën më të ashpër të mundshme në një pjesë të Mitrovicës, Zubin Potokut dhe Zveçanit, mos të lejohet asnjë garë ilegale e futbollit, basketbollit, hendbollit, volejbollit etj.

Edicioni 2020-2021 të jetë i mbyllur për garat ilegale serbe! 

Plani i rrezikshëm i Serbisë për Kosovën, padyshim është edhe zhvillimi i garës së ashtuquajtur Kosovë e Metohi!

A po përgatitet një klub serb nga Kosova që në një të ardhme të afërt të merr pjesë në garat e Evropës por në emër të Federatës së Futbollit të Serbisë? 

A është ky një nga skenarët që mund të dal në sipërfaqe dhe të krijojë një situatë të pazakonshme?  

Kjo mund të jetë edhe një çmenduri e radhës dhe e turpshme! Është një skenar tjetër që po përgatitet nga serbët, që një ditë të kërkojnë me çdo kusht garat ilegale të legalizohen.

Federata e Futbollit të Kosovës ka reagua ditë më parë, por duhet edhe UEFA një herë e përgjithmonë të veprojë dhe t’i parandalojë garat në atë pjesë që organizohen ilegalisht dhe ta sanksionojë Federatën e Futbollit të Serbisë. Serbët po përgatisin diçka pas të ashtuquajturës Kupë Kosovë e Metohi! Mbetet të shihet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat