Pezullohen dy lojtarë

Futboll

Pezullohen dy lojtarë

Më: 29 maj 2021 Në ora: 14:25
Pezullohen dy lojtarë

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar në javën që lamë pas.

Janë pezulluar me nga dy ndeshje, dy lojtarë. Bëhet fjalë për futbollistin e Labërisë, Uiliard Seferaj dhe atë të Devollit, Alatin Ametlli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve. Ndërkohë është pezulluar për 8 ndeshje zyrtari i Devollit, Miço Meka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjeve.

VENDIMET:

Zyrtari i KF Devolli, Miço Meka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc, Uiliard Seferaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Devolli, Alatin Ametlli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të Sh.F.Pepa U13, Luis Miftari, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Sopoti, Besnik Kola, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat