Josa drejt largimit nga pankina e Kukësit, ja prapaskenat

Futboll

Josa drejt largimit nga pankina e Kukësit, ja prapaskenat

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 12:52
Josa drejt largimit nga pankina e Kukësit, ja prapaskenat

Nuk po merr ende zgjidhje çështja e trajnerit, pasi është duke u pritur një takim midis Mirel Josës dhe drejtuesve për të sqaruar të ardhmen e teknikut, i cili është në kontratë edhe për sezonin e ardhshëm.

Është shtyrë sërish për një ditë takimi midis palëve, pasi paraprakisht ishte pritur që ditën e djeshme do të uleshin në tryezë dhe të ndanin “shapin nga sheqeri”.

Edhe pse burimet pohojnë se paraprakisht palët janë larg vazhdimit të një bashkëpunimi. Megjithatë, mbeten për t’u ndarë ende disa gjëra, të cilat kanë të bëjnë me kontratën. Fillimisht, klubi do t’i kërkojë teknikut titullin kampion dhe mund t’ia vërë si kusht për këtë sezon, ndërsa nga ana tjetër edhe vetë Josa ka kërkesat e tij.

Kryesisht, këto kërkesa lidhen me skuadrën që do të ketë në dispozicion dhe klimën pozitive në klub. Madje, kjo e fundit shihet si shumë vendimtare për trajnerin, duke qenë se gjatë kësaj periudhe ajo nuk ka qenë aspak e mirë, me lojtarët që patën probleme me rrogat dhe disa që u larguan ende pa mbyllur sezonin. Gjasat janë që Josa të mbyllë këtu aventurën te Kukësi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat