Turneu i sivjetmë “Ulpiana Cupa Albania” në tri faza dhe në dy komplekse

Futboll

Turneu i sivjetmë “Ulpiana Cupa Albania” në tri faza dhe në dy komplekse

Nga: Vllaznim Bytyçi Më: 5 qershor 2021 Në ora: 11:32
Turneu i sivjetmë “Ulpiana Cupa Albania” në tri faza dhe në dy komplekse

Në ambientet e restorantit “AGI” në Lipjan, u mbajt takimi me trajnerët e shkollave të futbollit me qëllim të njoftimit të tyre për organizmin e turneut të sivjetmë Ulipana Cup Albania 2021 turne ky që mbahet tradicionalisht në Golem të Shqipërisë.

Me këtë rast morën pjesë shumë trajnerë të futbollit nga Kosova dhe Maqedonia, të cilët me futbollistët e tyre të gruposhave të reja, duke filluar nga ata U-11 e deri tek ato U-19, pritet të marrin pjesë në këtë turne. Bekim Kryeziu, organizatori kryesor i këtij turneu, fillimisht përshëndeti të pranishmit, ndërsa më pastaj kërkoi nga të gjithë në salllë që me një minutë heshtje të nderohet ish-trajneri Aga Qenan, i cili kishte humbur betejën me Covid 19.

Më pastaj, ai trajnerët i njoftoi rreth e organizmit të këtij turneu, pjesëmarrjen dhe qëllimin e tij. “Ky turne ka kohë që organizohet në Golem, ndërsa ju me pjesëmarrjen tuaj e keni madhështuar atë nga viti në vit.

Image

Dhe, ja, kësisoj, ky turne tashmë ka marrë epitetin e një turneu shumë të madh mbarëkombëtar. Interesimi i madh për turnen, na ka detyruar që këtë vit të zgjerohemi edhe më shumë. Krahas kompleksit “Ulpiana”, ne kemi marrë në shfrytëzim edhe kompleksin tjetër të njohur Kolaveri.

Image

Ndeshjet do të zhvilllohen në dy stadiume: në Golem dhe ën Kavajë, kurse turneu do të mbahet në tri faza…” ka thënë organizatori kryesor i këtij turneu, Bekim Kryeziu. Në këtë turne marrin pjesë shumë ekipe nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, ndërsa drejtori i këtij turneu na flet edhe për argëtimin e fëmijëve, socializimin e tyre dhe për shfrytëzimin e plazhit gjatë pesë ditëve të qëndrimit të futollistëve në këtë turne…

“Shumë ndeshje do të zhvillohen nën dritat e reflektorëve, kjo për arse që fëmjët të kenë kohë të argëtohen edhe më shumë, si dhe të pardorin plazhin e bukur të Golemit e Malit të Robit”.

Image

Edhe trajnerët u shprehën të kënaqur me mikpritjen dhe organzimin e këtij takimi. Koordinatori i SHF “Liria”, Skënder Kapra tha se ekipet e Lirisë, por edhe të shkollave të tjera të futollit nga Rajoni i Prizrent do të marrin pjesë në këtë turne, pasi vërtet ia vlen. Sipas drejtorit Kryeziu, grupi i parë do të fillojë më 8 korrik, për të vazhduar më pastaj edhe me dy grupet tjera, ndërkohë premtoi që turneu shumë shpejt do të jetë turne ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat