Ceremonia e ndeshjes hapëse Turqi-Itali!
Sot është dita… kur do të hapen edhe dyert e stadiumit “Olimpico” për 14-16 mijë tifozët që pritet të jenë prezentë, “Euro 2020” do të ngrejë siparin dhe ata që do të shkelmojnë topin e parë të këtij kompeticioni madhështor do të jenë italianët pritës dhe turqit.
Për evenimentin e shtyrë për një vit dhe të pritur me padurim nga tifozët e sportdashësit, pritet që të ketë një ceremoni spektakolare, duke nisur nga mikpritja përpara hyrjes në stadium.
Ata që do të presin tifozët përpara se të kalojnë dyert për në impiant do të jenë dy ndër ikonat e futbollist kryeqytetas, Françesko Toti dhe Alesandro Nesta, respektivisht ish-kapitenët e Romës dhe Lacios.