Një tifoz në gjendje të rëndë pasi u rrëzua nga tribunat në Wembley gjatë ndeshjes Angli-Kroaci!

Futboll

Një tifoz në gjendje të rëndë pasi u rrëzua nga tribunat në Wembley gjatë ndeshjes Angli-Kroaci!

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 18:53
Wembley

Një tifoz është në një ‘gjendje të rëndë’ pasi ra nga tribunat gjatë ndeshjes së sotme të Anglisë në Euro 2020 kundër Kroacisë.

Aktualisht është duke u hetuar plotësisht incidenti, i cili ndodhi menjëherë pas fillimit të sfidës.

Një zëdhënës i Stadiumit Wembley i tha Sky Sports News: “Ne mund të konfirmojmë që një spektator ra nga tribunat menjëherë pasi filloi ndeshja midis Anglisë dhe Kroacisë në Wembley Stadium.”

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me UEFA për t’u siguruar që çështja të hetohet plotësisht dhe ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën”, tha ai.

Kjo ndeshje u përcoll nga 18,497 tifozë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat