​Giroud nga sezoni i ardhshëm pritet të luajë në Serie-A

Futboll

​Giroud nga sezoni i ardhshëm pritet të luajë në Serie-A

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 21:15
​Giroud nga sezoni i ardhshëm pritet të luajë në Serie-A

​Giroud nga sezoni i ardhshëm pritet të luajë në Serie-A

Milani thuhet se ka arritur një marrëveshje me Olivier Giroud, por francezi duhet të lirohet nga Chelsea paraprakisht

“Blutë” ofruan një mundësi për të rinovuar marrëveshjen me veteranin francez, që thuhet se ishte sa për të penguar ish-sulmuesin e Arsenalit për t'u bashkuar me një rival direkt në Premier League.

Milani ka shënjestruar qendërsulmuesin, i cili luajti 31 ndeshje garuese me Chelsean në sezonin 2020-21, duke shënuar gjashtë gola në tetë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Chelsea thuhet se është i hapur për të lejuar Giroud të largohet në një transferim me kosto zero nëse ai lëviz jashtë vendit këtë verë dhe “Il Corriere dello Sport” pretendon se ai ka arritur një marrëveshje me “Rossonerët”.

Gazeta raporton se “Rossonerët” i kanë ofruar atij një kontratë dy-vjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon, por sulmuesi duhet të lirohet nga Chelsea para se të mund të nënshkruajë me Milanin.

Në fakt, raporti thekson se Milani do të jetë i gatshëm të përfundojë operacionin vetëm nëse ai arrin të sigurojë një transferim falas.

Giroud, i arritur 107 paraqitje me Francën, dhe aktualisht po përgatitet për ndeshjen e parë të Euro 2020 kundër Gjermanisë të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat