Vllaznia në Bosnjë dhe Hercegovinë

Futboll

Vllaznia në Bosnjë dhe Hercegovinë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 13:51
Vllaznia në Bosnjë dhe Hercegovinë

Ka nisur hedhja e shortit në Nion të Zvicrës, ku 3 skuadrat shqiptare, Partizani, Laçi dhe Vllaznia do të mësojnë kundërshtarët për raundin e parë në Ligën e Konferencës. 

Vllaznia udhëton në Bosnje, sfidon Shiroki Brijeg pas 10 vitesh jashtë Europës. Laçi do të luajë ndaj malazezëve të Podgoricës, me ndeshjen e parë që luhet në Shqipëri.

Ndërkaq, do kemi ndeshje mes dy skuadrave shqiptare, teksa Shkupi është vendosur përballë Llapit. Partizani ka peshkuar moldavët e Sfintul George.

Ndërsa do të kemi edhe një derb shqiptarësh, Deçiç-Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat