Sassuolo me trajner të ri

Futboll

Sassuolo me trajner të ri

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 18:57
Sassuolo me trajner të ri

Tashmë është zyrtare, Alesio Dionisi është trajneri i ri i skuadrës së Sassuolos.

Ish-trajneri i Empolit është emëruar në krye të pankinës së skuadrës nga Rexhio-Emilia deri në vitin 2023, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Këtë lajm e ka bërë publike klubi i Sasuolos me anë të një komunikate zyrtare duke deklaruar se trajneri do të marrë në drejtim skuadrën e re duke filluar që nga 1 korriku.

Dionisi e renditi Empolin në vendin e parë në Serinë B italiane ku e ngjiti skuadrën në Serinë A.

Më parë tekniku 41-vjeçar ka drejtuar skuadra si Venecia, Imoleze, Fiorencuola, Borgosesia dhe Olginateze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat