Drita mbetet edhe pa një futbollist 

Futboll

Drita mbetet edhe pa një futbollist 

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 18:22
Drita mbetet edhe pa një futbollist 

Dritës nga Gjilani i largohet edhe një futbollist. Vet klubi e konfirmon lajmin.

“E mbyllim para kohe me Ergyn Ahmetin.

Sot kemi përfunduar bashkëpunimin edhe me mesfushorin Ergyn Ahmeti i cili u përshëndet me ekipin dhe stafin!

Edhe pse Ergyni kishte kontratë me klubin, pas një takimi që kishim, vendosëm që zgjidhja më e mirë është që të ndahemi miqësisht duke parë që edhe Ergyni nuk ishte i kënaqur me hapsirën që kishte tek ne.

Ergyni u bashkua me ne një vit më parë dhe ka arritur që të paraqitet në 25 ndeshje dhe ka asistuar 2 herë për ekipin!

Klubi jonë është falënderues ndaj Ergynit për profesionalizmin e treguar dhe i dëshiron shumë suksese!”, njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat