Tifozët ndërpresin negociatat e klubit me italianin

Futboll

Tifozët ndërpresin negociatat e klubit me italianin

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 12:02
Tifozët ndërpresin negociatat e klubit me italianin

Xhenaro Gatuzo u largua në mënyrë surprizë nga Fiorentina teksa ende nuk kishte zhvilluar ndeshjen e pra më vjollcët. Ndasitë në merkato, bënë që klubi dhe trajneri të mbyllnin para kohe marrëveshjen. Sakaq, menjëherë pas këtij lajmi, Gatuzo u lidh me Totenhem.

Klubi anglez ishte i gatshëm t’i besonte Gatuzos, ndërsa nisën negociatata e menjëhershme.

Megjithatë, tashmë duket se nuk ka më shanse që italiani të firmosë për Spurs. Kjo jo sepse palët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, por për shkak të tifozëve. Ata e mbajnë ende mend Gatuzon si lojtar, kur ky i fundit bënte sherr me zëvendëstrajnerin e Totenhem.

Kështu, tifozët e Totenhem nuk ia kanë falur italianit dhe nisën menjëherë të shpërndanin në rrjetet sociale moton e tyre: “Jo Gatuzos”. Kështu, klubi vendosi që të mos dalë kundër tifozëve dhe në këtë formë, Gatuzo dhe Totenhem nuk do të bashkohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat