Gjiganti francez afër transferimit të Ramos

Futboll

Gjiganti francez afër transferimit të Ramos

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 09:42
Sergio Ramos

Gjiganti francez Paris Saint- Germain është afër ta transferojë në radhët e tyre mbrojtësin Sergio Ramos.

Sipas gazetës ‘AS’, PSG do ta transferojnë Ramosin si futbollist i lirë gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi, nuk e vazhdoi kontratën me Real Madridin, dhe u largua nga klubi pas 16 vitesh.

Interesim për 35- vjeçarin kanë shprehur edhe Man Utd dhe Man City, por duket se PSG ka bërë ofertën më të mirë financiare.

Gjiganti francez po synon të sjellë sa më shumë yje në ekip që më në fund të arrijnë sukses në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat