Inter afër transferimit të mesfushorit turk

Futboll

Inter afër transferimit të mesfushorit turk

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 14:04
Hakan Calhanoglu

Mesfushori Hakan Calhanoglu do të largohet nga Milan.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Calhanoglu nuk do të vazhdojë kontratën e tij me Milan.

Mesfushori pritet të transferohet te rivali i qytetit Inter si futbollist i lirë.

27- vjeçari do të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me pagë rreth 5 milionë euro në sezon.

Turku, sezonin e kaluar zhvilloi 43 paraqitje me fanellën e Milan në të gjitha garat, duke realizuar nëntë gola dhe 12 asistime.

‘Nerazzurët’ po kalojnë periudhë të vështirë financiare por fakti që mesfushori do të jetë futbollist i lirë së shpejti, duket se ka shtyerë drejtuesit ‘zikaltër’ të investojnë në të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat