Hasani debutoi me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në finalet e Euro 2020

Futboll

Hasani debutoi me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në finalet e Euro 2020

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:20
Hasani debutoi me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në finalet e Euro 2020

Ferhan Hasani debutoi me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në finalet e Euro 2020. Futbollisti 30-vjeçar, pjesë e Partizanit në Kategorinë Superiore u aktivizua në minutën e 68-të, duke ulur në stol Trajkovskin.

Rezultati i ndeshjes ishte 3-0 në favor të Holandës, praktikisht një sfidë e mbyllur dhe nuk pritej që “Buba” të bënte ndonjë mrekulli. Pak topa të prekur prej tij, megjithatë largohet nga Europiani me një ndjesi të jashtëzakonshme dhe një statistikë të veçantë.

Ferhan Hasani bëhet lojtari i parë i Kategorisë Superiore që luan në finalet e një eventi madhor si Europiani.

Këtë fakt interesant e zbulon klubi i “Bubës”, Partizani, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku uron lojtarin për pjesëmarrjen në Euro 2020.

Kujtojmë që Ferhan Hasani, kur iu bashkua Partizanit në merkaton e janarit firmosi për një vit e gjysmë. Tashmë i ka mbetur për të luajtur edhe një sezon me të kuqtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat