Enrique i kthen përgjigje gazetarit: Po tallesh?

Futboll

Enrique i kthen përgjigje gazetarit: Po tallesh?

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 20:58
Enrique i kthen përgjigje gazetarit: Po tallesh?

Spanja ka qenë zhgënjyese në këto dy paraqitje të para në Kampionatin Europian. Andaluzianët mbajnë vendin e 3-të me vetëm 2 pikë të grumbulluara dhe nesër kundër Sllovakisë luajnë gjithçka për gjithçka.

Duke marrë parasysh faktin se “furia e kuqe” mund ti thotë lamtumirë Euro 2020 në ndeshjen e fundit të grupeve, njëri prej gazetarëve të pranishëm në konferencë për shtyp pyet në mënyrë direkte Luis Enriquenëse do të dorëhiqet në rast se skuadra e tij eliminohet.

Por kjo pyetje është dukur e pavend për kreun e pankinës spanjolle, i cili tregon se jo vetëm që nuk do të tërhiqet, por po mendon edhe rinovimin. “A do të dorëhiqem po të eliminohemi?

Po tallesh apo jo? Unë po mendoj për rinovimin, imagjinoje”, ka thënë Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat