Trajneri i Portugalisë, Santos flet për ndeshjen ndaj Francës, kualifikimin dhe ndeshjen e ardhshme kundër Belgjikës

Futboll

Trajneri i Portugalisë, Santos flet për ndeshjen ndaj Francës, kualifikimin dhe ndeshjen e ardhshme kundër Belgjikës

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 09:17
Santos

Trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos është ndarë i kënaqur me lojën e ekipit të tij ndaj Francës, ku siguruan kualifikimin, ndërsa ka folur edhe për Belgjikës, që është kundërshtari i tyre i ardhshëm në Euro 2020.

Portugalia dhe Franca luajtën baras 2-2 në super-ndeshjen e fundit të Grupit F në kuadër të Euro 2020.

Golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo (31’, 60’), të dyja nga penalltia, ndërsa për Francën shënoi Karim Benzema (45+, 47’), me të parin që erdhi nga pika e bardhë.

Me këtë rezultat të dy skuadrat e siguruan kualifikimin dhe kjo i ka pëlqyer trajnerit të Portugalisë, Santos, i cili ka lëvduar lojtarët e tij për lojën e treguar.

“Ajo që më pëlqeu shumë ishte sjellja kolektive e ekipit. Kur më pyetën se çfarë duhet të bënim, ishte ndryshe nga loja kundër Gjermanisë dhe thashë që do të duhet jemi vetja”, ka thënë fillimisht Santos pas ndeshjes.

“Ne ishin të fortë, të qëndrueshëm, me një shpirt të shkëlqyeshëm. Ne mund të vazhdojmë të përmirësohemi. Në pjesën e dytë nuk filluam mirë por u rigrupuam”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat