Edhe Perez mirëpret kthimin e Bales

Futboll

Edhe Perez mirëpret kthimin e Bales

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 10:50
Edhe Perez mirëpret kthimin e Bales

Gareth Bale do të kthehet te Reali i Madridit sapo të përfundojë rrugëtimi i Uellsit në Europin. 31-vjeçari do të gjejë një frymë më mikpritëse në radhët e “Los Bnacos”. Pas Carlo Ancelottit dhe Luka Modricit, i lumtur për kthimin e tij në “Bernabeu” u shfaq edhe presidenti Florentino Perez.

 “Ai është një lojtar i shkëlqyer. Mbaj mend finalet që ai ka fituar. Sipas mendimit tim, është një nga lojtarët më të mirë në Europë. Secili është ashtu siç është, ka personalitetin e tij. Gjëja e fundit që i kujtoj është se, në Kiev ai realizoi një gol të bukur, pastaj një tjetër. Në Lisbonë një tjetër me kokë, më pas ajo ndeshje kundër Barcelonës në Valencia në Copa del Rey. A do të qëndrojë? Unë i dua të gjithë.”

Pasi të përfundojë pushimin trejavor (pas Europianit), Bale do të kthehet në Valdebebas, nën urdhrat e Ancelottit.

“Ai nuk ka luajtur shumë në Premier League, por ka shënuar shumë gola. Ai ishte shumë efektiv në ndeshjet e fundit, kur kishte vazhdimësi. E njoh mire, nëse ka motiv për të luajtur, mund të ketë një sezon të shkëlqyer, nuk kam dyshime për këtë,” pat deklaruar Ancelotti në momentin e prezantimit të tij si trajner i Realit.  

Britaniku luajti 92 ndeshje dhe shënoi 39 gola në dy sezonet që zgjati qëndrimi i mëparshëm i Ancelotti në “Bernabéu”. Edhe Modric i dha mbështetje uellsianit, duke u shprehur: “Nëse Gareth është i motivuar dhe i uritur për futboll, mund të jetë i dobishëm për Realin e Madridit. Ai është një djalë i shkëlqyer, ka luajtur shumë mirë me Carlon (Ancelotti) në përvojën e parë të trajnerit italian te Reali.

Dhe çfarë mendon vetë Bale? Në prag të Itali-Uellsit, ai u pyet nëse ishte gati të punonte me Ancelottin dhe përgjigjja ishte (duke qeshur): “Nuk kam zgjidhje tjetër, ai do të jetë trajneri i Madridit dhe unë jam një lojtar i Madridit. Mund të them se kam marrëdhënie të shkëlqyera me të dhe e di se do të bëjë shumë mirë në Madrid".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat