Vladimir Klitschko komenton ndeshjen ndaj Anglisë

Futboll

Vladimir Klitschko komenton ndeshjen ndaj Anglisë

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:57
Vladimir Klitschko

Sot zhvillohen dy çerekfinalet e tjera në Kampionatin Evropian.

Çekia dhe Danimarka do të përballen në ndeshjen e parë të ditë e cila fillon në ora 18:00.

Të dy kombëtaret kanë befasuar për të mirë në këtë këtë edicion të Kampionatit Evropian, duke zhvilluar paraqitje fantastike.

Në ndeshjen tjetër, Anglia kërkon kualifikimin tutje në gjysmëfinale, atje ku kundërshtar do ta ketë Ukrainën.

Kombëtarja e Ukrainës nën urdhërat e Andriy Shevchenkos ka arritur rezultate fantastike dhe këtë gjë e synon edhe sot.

Boksieri ukrainas, Vladimir Klitschko shfrytëzoi rrjetin e tij social, Twitter për të dhënë mbështetjen e tij për Kombëtaren e Ukrainës, por që në fund iu uroi fat të dyja skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat