Jerome Boateng transferohet në Serie A

Futboll

Jerome Boateng transferohet në Serie A

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 19:17
Jerome Boateng

Jerome Boateng transferohet te gjiganti italian.

Pas dhjetë sezoneve si futbollist i Bayernit, Jerome Boateng edhe zyrtarisht nuk është më pjesë e Bavarezëve dhe nga 1 Korriku është futbollis i lirë.

Është spekuluar se Boateng do ta vazhdojë karrierën në Angli ose Itali, ndërsa sipas raportimeve të fundit 32-vjeçari ka arritur marrëveshje me gjigantin italian.

Portali spanjoll Todo Fichajes, raporton se Jose Mourinho e ka telefonuar personalisht Boatengun dhe e ka bindur atë që t’i bashkohet te Roma.

Boateng ka arritur marrëveshje personale me Mourinhon dhe ditët në vijim pritet që Roma dhe agjenti i 32-vjeçari ta formalizojnë marrëveshjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat