Shqiptari pasi largohet nga Kombëtarja e Zvicrës, bëhet babë për herë të tretë

Futboll

Shqiptari pasi largohet nga Kombëtarja e Zvicrës, bëhet babë për herë të tretë

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2021 Në ora: 23:02
Shqiptari pasi largohet nga Kombëtarja e Zvicrës, bëhet babë për herë të tretë

Futbollisti Admir Mehmedi pasi pensionohet nga Kombëtarja e Zvicrës, pas 76 ndeshjeve, 4188 minutash lojë dhe vetëm një kartonë të verdhë, të nesërmen ai bëhet baba për herë të tretë, shkruan media zvicerane “Blick”.

“Një ditë pas njoftimit të dorëheqjes së tij nga Kombëtarja, Admir Mehmedi njofton me krenari në Instagram, për lindjen e djalit të tij . 

Pas djalit dhe vajzës, Nael është fëmija i tretë i lojtarit profesionist të Wolfsburgut dhe gruas së tij Sevdije”, shkruan me tej.

“Mirë se erdhe princi im i vogël Nael”, ka shkruar Mehmedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat