Lazio shumë pranë zyrtarizimit të talentit argjentinas

Futboll

Lazio shumë pranë zyrtarizimit të talentit argjentinas

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 17:51
Lazio shumë pranë zyrtarizimit të talentit argjentinas

Lazio shumë pranë zyrtarizimit të talentit argjentinas i datëlindjes 2004, Luka Romero.

Djaloshi 16-vjeçar sapo të kalojë me sukses vizitat mjekësore paraditen e së hënës, do të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Romero konsiderohet një talent me shumë perspektivë, ndaj dhe shumë klube të rëndësishme në Europë e kishin nën vëzhgim.

Ai ka luajtur 6 ndeshje gjithsej me Mallorcan në Seguna Division sezonin e kaluar ndërsa 15 aktivizime i ka regjistruar me Mallorca B, në Kategorinë e Tretë.

Këtë të hënë Romero pritet vizitojë klinikën Paideia për të kryer ekzaminimet mjekësore, më pas do të vijë nënshkrimi i kontratës dhe udhëtimi drejt Auronzo di Cadore, ku vijojnë përgatitjet parasezonale bardhekaltrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat