Mourinho nuk di të ndalet: Interesohet edhe për Icardin

Futboll

Mourinho nuk di të ndalet: Interesohet edhe për Icardin

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 15:23
Mauro Icardi.

Klubi nga kryeqyteti italian, Roma ka shprehur interesim për futbollistin e PSG, Mauro Icardi.

Sipas ‘Calcio Mercato‘, Roma po e shqyrton mundësinë e blerjes së Icardit gjatë këtij afati kalimtar veror.

Drejtuesit e klubit francez janë të hapur për mundësinë e shitjes së sulmuesit argjentinas në çmimin e duhur.

PSG për shërbimet e tij po kërkon 60 milionë euro.

Roma duhet të mposht Juventus dhe Milan të cilët poashtu kanë shprehur interesim për 28 vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat