Firmos me Tiranën

Futboll

Firmos me Tiranën

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 18:19
Firmos me Tiranën

Nuk ka më asnjë dyshim, Micheal Ngoo do të jetë pjesë e Tiranës sezonin e ardhshëm. Klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar firmën me sulmuesin shtatlartë anglez, që nis përvojën e dytë me fanellën bardheblu në Kategorinë Superiore.

Njoftimi i Tiranës:

“Lojtari Michael Ngoo rikthehet në Shqipëri për t’iu bashkuar skuadrës bardheblu.

Një nga sulmuesit më të dashur për tifozët dhe jo vetëm, do të jetë serish pjesë e kampionatit shqiptar. Shtatlarti ishte titullar i padiskutuar në sezonin 2019/2020 dhe me kontributin e tij të madh në skuadër i dhuroi klubit titullin kampion. Ngoo vjen sërish me synime të qarta dhe objektivin kryesor, fitimin e një titulli tjetër. Ai do t’i bashkohet skuadrës në Pogradec për të vijuar fazën përgatitore.”

Mirëseerdhe në familjen tënde Michael.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat