Vllaznia gati për ndeshjen e kthimit

Futboll

Vllaznia gati për ndeshjen e kthimit

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 18:29
Vllaznia gati për ndeshjen e kthimit

Tomas Brdariç e ka të qartë se nxitimi për të gjetur golin sa më shpejt mund ta çojë në “vetëvrasje” Vllazninë kund AEL Limasolit.

Në stërvitjen e fundit trajneri gjerman ka këshilluar lojtarët se duhet të jenë maksimalisht të kujdesshëm, pasi qipriotët kanë lojtarë me shumë kualitet dhe janë disa herë më të fortë se Shiroki Brijeg.

Gjasat janë që Vllaznia të mos kalojë në aventurë që në fillim, ku diçka të tillë bëri ndaj boshnjakëve dhe për pak e pësoi në pjesën e parë. “Në ndeshjen me AEL-in diferencën e bëri sulmuesi Cepoviç.

Ai është një futbollist shumë i rrezikshëm dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm në Shkodër”, pat deklaruar për mediat qipriote trajneri i Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat