Manaj po përpiqet që të shfrytëzojë në maksimum momentin e tij

Futboll

Manaj po përpiqet që të shfrytëzojë në maksimum momentin e tij

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 18:14
Manaj po përpiqet që të shfrytëzojë në maksimum momentin e tij

Rei Manaj po përpiqet që të shfrytëzojë në maksimum momentin e tij të mirë që po kalon, duke u stërvitur dhe aktivizuar me ekipin e parë të Barcelonës. Pakkush priste një shpërthim të tillë të lojtarit në adresë të të cilit kanë mbërritur oferta të rëndësishme. Por sulmuesi i ka lënë të gjithë në “listë pritje” pasi kërkon më shumë.

Interesimi është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme brenda javës së fundit, kur Manaj në debutimin me ekipin e parë shënoi 4 gola në 2 ndeshje miqësore. Kjo bëri që drejt tij të kishte interes, por edhe oferta konkrete nga Sasuolo, Kadiz e Famalikao.

Por “Mundo Deportivo”: bën të ditur se e drejta për të pranuar këto oferta apo jo është vetëm e Manajt që ka kontratë edhe për dy vite në Katalonjë. Kështu, Barcelona e cila synon të përfitojë financiarisht nga shitja e tij, është në pritje të vendimit të lojtarit, ashtu si tre klubet e interesuara.

Por Manaj ka bërë të qartë se dëshiron të presë, i ndërgjegjshëm se nëse vazhdon paraqitjet e mira, oferta edhe më të rëndësishme mund të vijnë për të, gjithmonë nëse katalanasit do të insistojnë ta shesin.

Ndaj për momentin gjithçka është në vendnumëro pasi lojtari u ka komunikuar palëve të interesuara se për momentin është i lumtur me atë që po bën me katalanasit dhe vetëm duke parë evoluimin e ngjarjeve atje, do të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat