Ja skuadra që ka shpenzuar më shumë

Futboll

Ja skuadra që ka shpenzuar më shumë

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 16:00
Ja skuadra që ka shpenzuar më shumë

Pandemia ka fshirë të ardhurat e klubeve që nuk mund të investojnë më as për të përforcuar skuadrat.

As klube të mëdha fitues si Bayern Munichnuk kanë forcën të paguajnë lojtarë me shifra të rëndësishme pasi kanë humbur më shumë se 100 milionë euro pa spektatorët në stadium.

Në këtë moment, në Europë, vetëm klubet e financuar nga kolosë ose vende të pasura mund të blejnë lojtarë që kushtojnë më shumë se 70 milionë euro. PSG dhe Manchester United, në fakt, janë dy ekipet e vetme që kanë bërë goditje të bujshme, shkruan Telesporti.

SERIA A – Në Itali nuk ka pothuajse më para për të investuar. Siç ka raportuar calcioefinanza.it, janë shpenzuar mbi 500 milionë euro më pak në merkato nga klubet e Serisë A.

Kjo është tabloja e merkatos në Serinë A, në gjysmën e merkatos së verës drejt kampionatit 2021/22.

Megjithatë, disa skuadra italiane kanë lëvizur: në total janë shpenzuar 300 milionë euro, sipas të dhënave të Transfermarkt (që ka marrë në konsideratë edhe disa operacione të programuara në sezonin e kaluar, si blerje përfundimtare të huazimeve).

MILAN – Milan, që është kthyer në Champions League, është skuadra që ka shpenzuar më shumë në Itali deri tani, me blerjet e Tomori, Maignan, Toure, Tonali dhe Giroud për një total prej 60 milionë eurosh.

Mbrapa kuqezinjve vjen Roma e Mourinho-s me 27 milionë euro, në pritje të Shomurodov. Podiumin e mbyll Atalanta (20 milionë). Më mbrapa të mëdhatë e tjera, nga Juventus tek Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat