Drita zyrtarizon Zekën

Futboll

Drita zyrtarizon Zekën

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 16:05
Drita zyrtarizon Zekën

Skuadra e futbollit Drita nga Gjilani, zyrtarizon lojtarin Agim Zeka.

"Agim Zeka është përforcimi i radhës

Klubi jonë FC DRITA ka arritur që të përforcojë edhe më shumë fazën ofenzive me lojtarin tonë më të ri Agim Zeka i cili vjen pas një eksperience të madhe nga evropa!

Agim Zeka 22 vjeqar, është sulmues krahu dhe sa ishte pjesë e Skenderbeut, bëri hapin e madhë ku u transferua tek giganti francez LOSC Lille dhe me pas ishte i huazuar në ekipe të njohura evropiane dhe së fundmi ishte pjesë e Bundesliges austriake, pjesë e ekipit Austria Viena.

Zeka ishte pjesë e shpresave të kombëtares së Shqipërisë tek të gjitha grupmoshat U-17, U-19 dhe U-21.

Marrëveshja mes klubit tonë dhe lojtarit është lidhur për dy vitet e ardhshme dhe Zeka do të jetë bardhë e kaltër deri me 2023", njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat