Mesfushori ka rënë dakord ...

Futboll

Mesfushori ka rënë dakord ...

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 13:01
Mesfushori ka rënë dakord ...

Joshua Kimish është shumë afër firmës me Bajernin e Mynihut. Mesfushori gjerman mësohet t’u ketë thënë “po” kampionëve për të qëndruar deri në 2026 në Mynih.

Sipas asaj që raporton gazetari i njohur i “Bild”, Kristian Falk, Kimish do të përfitojë 20 milionë euro në sezon dhe do të hyjë kështu te lojtarët më të paguar te Bajerni së bashku me Manuel Nojerin, Tomas Mylerin dhe Robert Levandovskin.

Kjo e ka kënaqur shumë Kimishin, i cili tani ndihet më shumë i vlerësuar nga klubi dhe është gati të qëndrojë përjetë në Mynih.

Ndërkohë qëedhe Leon Gorecka është pranë rinovimit dhe do të ketë një rritje të rrogës dikur te 14-15 milion euro në sezon duke hyrë gjithashtu te lojtarët më të paguar.

Mesfushori thuhet të ketë rënë dakord me Hasan Salihamixhiçin dhe në javën e ardhshme pritet zyrtarizimi i të dy lojtarëve. Një lajm i mirë ky për tifozët bavarezë, të cilët i druheshin një rasti si ai i David Alabës që u largua me zero para nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat