Messi udhëton për në Paris, mijëra fansa ndjekin

Futboll

Messi udhëton për në Paris, mijëra fansa ndjekin

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 15:25
Messi udhëton për në Paris, mijëra fansa ndjekin

Messi sonte finalizon transferimin e tij në Paris Saint Germain, duke bërë kthesën më të madhe në karrierën e tij

Messi kaloi më shumë se 21 vite në Barcelonë, derisa javën e kaluar u dha lajmi që Barcelona nuk ka mundësi për ta regjistruar atë si lojtar të tyre, për shkak të krizës financiare dhe burokracisë që ka në klubin e tij.

Se ky transferim është historik, e shohim edhe me interesimin e mijëra fansave të cilët janë duke e përcjellur fluturimin e Messi nga Barcelona në Paris.

Në kohë reale atë janë duke e përcjellur më shumë se 30 mijë tifozë të tij nga e mbarë bota.

Kujtojmë që babai i Messi, Jorge Messi tha sot se kalimi i djalit të tij në PSG tashmë është një punë e kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat