Conte momentalisht është me pushime

Futboll

Conte momentalisht është me pushime

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 17:25
Conte momentalisht është me pushime

Antonio Conte mund të jetë trajneri i ri i Arsenalit. Që me ndeshjen e parë, pozitat e Artetës në krye të stolit të Topçinjve janë tronditur rëndë dhe duket se londinezët po kërkojnë një trajner të ri.

Conte momentalisht është me pushime, por ende nuk e ka gjetur ekipin për sezonin e ri.

Muaj më parë ai refuzoi Tottenhamin, teksa tashmë kërkohet sërish nga një skuadër e Londrës teksa më parë ka drejtuar Chelsean.

Në rast se Conte shkon tek Arsenal ai do të kërkojë edhe të marrë Lautaron.

Ky është një lajm i keq për Interin që pasi humbi Lukakun, mund t’i ikë dhe ylli i sulmit ndërsa ka transferuar Edin Dzekon i cili është 35-vjeç..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat