​Sot inaugurohet sistemi VAR

Futboll

​Sot inaugurohet sistemi VAR

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Sot (e martë, 17 gusht) në orën 20:00, në prag të ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, do të bëhet inaugurimi i sistemit VAR (Video Assistent Referee), që është projekti më madhor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Me këtë rast presidenti i Federatës, Agim Ademi do të mbajë një fjalim.

Derisa mediat do të kenë qasje edhe në qendrat mobile të VAR-it për të parë se si do të funksionojë i gjithë sistemi VAR në futbollin e Kosovës.

Superkupa ndërmjet Prishtinës dhe Llapit do të jetë ndeshja e parë zyrtare në të cilën do të implementohet sistemi VAR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat