Zbulohet kontrata që City ia ka ofruar Ronaldos

Futboll

Zbulohet kontrata që City ia ka ofruar Ronaldos

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 11:34
Zbulohet kontrata që City ia ka ofruar Ronaldos

Pasi dështoi transferimi i Harry Kane nga Tottenham Hotspur, Manchester City është duke kërkuar një tjetër sulmues.

Kampioni në fuqi anglez është duke bërë përpjekje për ta rikthyer Cristiano Ronaldon në Premier Ligë dhe në Manchester, por kësaj radhe në “Etihad Stadium”.

Gazetari i njohur italian dhe eksperti në tregun e transferimeve, Nicolo Schira, ka bërë të ditur se Manchester City është seriozisht i interesuar për 36-vjeçarin.

Sipas tij, “Qytetarët” i kanë ofruar kontratë dy vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Schira gjithashtu shkruan se agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, ndodhet në Torino dhe po bisedon me zyrtarët e klubit të Juventusit rreth të ardhmes së lojtarit.

Nicolo Schira nuk ka përjashtuar mundësinë që Juventusi në marrëveshje të kërkoj përfshirjen e Gabriel Jesusit.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse Ronaldo do të transferohet te rivalët lokal e ish-skuadrës së tij, Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat