E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë e paqartë

Futboll

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë e paqartë

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 12:59
Mbappe

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë e paqartë.

PSG ende nuk i është përgjigjur ofertës së Real Madridit prej 170 milionë euro plus 10 më shumë bonuse.

Në stërvitjen e fundit, Mbappe është parë duke u përshëndetur me Leonardon, njeriu që të premten e përsëriti se asgjë s’ka ndryshuar pavarësisht se Reali e ka rritur ofertën.

Ai tha ditë më parë se Mbappe do të largohet vetëm me kushte të tyre.

Pas pak do të dalë në konferencë për media edhe Mauricio Pochettino, i cili mund të jap më shumë informacione se çfarë në të vërtet po ndodh, nëse do të qëndrojë apo largohet Mbappe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat