Malisheva tregon fuqinë ndaj Ulpianës, merr kreun e tabelës  

Futboll

Malisheva tregon fuqinë ndaj Ulpianës, merr kreun e tabelës  

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2021 Në ora: 19:02
Malisheva tregon fuqinë ndaj Ulpianës, merr kreun e tabelës  

Malisheva sot tregoi se rastësisht nuk mori pikë në javën e parë kundër kampionit në fuqi, Prishtinës, ndërsa si mysafirë në Therandë e deklasoi me rezultat 3:1 Ulpianën nga Lipjani, e cila si vendas luajti në Therandë. 

Në minutën e 30-të, Hasan Hyseni e hapi serinë, me golave, duke e shkundur portën e Ulpianës. 

Ai realizon gol të bukur nga distanca, pasi edhe portieri Blakçori gabon në intervenim. Pjesa e dytë ishte fatale për Ulpianën, pasi që pësuan edhe dy gola tjerë. 

Në minutën e 56-të Stullçaku shtoi epërsinë (0:2) dhe tre minuta më vonë Hyseni shënoi golin e dytë të tij në ndeshje, për 0:3. 

Në minutën e 63-të, Silvester Shkalla ndëshkohet me karton të kuq, duke lënë Ulpianën me një lojtar me pak.

Në minutën e 90+5 Ulpiana ngushton humbjen në 1:3 me golin e  Santos.

Malisheva kryeson me 4 pikë pas dy jave në elitën e futbollit të Kosovës, ndërsa Ulpiana zë pozitën e 9-të me 1 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat