Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore minimale në ndeshjen miqësore, me rezultat 2:1 kundër Greqisë. Ndeshje u zhvillua në stadiumin “St. Jakob – Park” në Basel.
Zvicra u paraqitë pa lojtarët kryesorë. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhakën, ky i fundit sot rezultoi me Covid 19.
Kombëtarja e Zvicrës arriti fitoren e parë nën udhëheqjen e selektorit të ri Murat Yakin.
Lojtar i ndeshjes është Steven Zuber. Shqiptari Andi Zeqiri u aktivizua nga minuta e 69-të dhe bëri paraqitje të mirë për Zvicrën.
Zuber kaloi në epërsi zviceranët në minutën e 7-të. Në minutën e 34-të, barazohet rezultati, autor i golit Vangelis Pavlidis.
Ruben Varges vulosi fitoren në minutën e 51-të.
Zvicra – Greqia 2:1
Stadiumi “St. Jakob Park”, Basel.
Shikues: 3500.
Gjyqtar: Antti Munukka (Finlanda).
Shënues: 7’ Zuber 1:0, 34’ Pavlidis 1:1:; 51’ Vargas 2:1.
Zvicra: Kobel; Cömert (Vargas 46’), Schär, Zesiger; Widmer (Garcia 46’), Sow (Aebischer 46’), Zakaria, Rodriguez (Lotomba 46’); Freuler, Seferovic (Zeqiri 69’), Zuber (Fassnacht 64’).
Greqia: Vlachodimos; Androutsos (Saliakas 79’), Hatzidiakos (Papadopoulos 64’), Mavropanos, Tsimikas (Giannoulis 46’); Bakasetas (Mantalos 64’), Zeca, Bouchalakis (Siopis 46’), Koutris; Vrousai, Pavlidis (Douvikas 69’).