Kimmich: Do jetë interesante të shoh Barcelonën pa Messin

Futboll

Kimmich: Do jetë interesante të shoh Barcelonën pa Messin

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 22:43
Kimmich

Mesfushori i Bayern Munichut, Joshua Kimmich ka folur para sfidës me Barcelonën.

Dy gjigantët evropianë do takohen nesër në “Camp Nou”, në kuadër të fazës grupore.

Para ndeshjes, Kimmich tregoi se ishte tifoz i katalunasve shkaku i Messit, derisa mendon se do jetë interesante ta luajë kundër Barcelonës pa argjentinasin.

“Kur isha i ri ndjeka Barcelonën shkaku i Messit. Ishte e pamundur të mos u befasoheshe nga largimi i tij dhe tani shikoi përpara duke e shikuar te PSG. Do jetë interesante ta shohim Barcelonën pa të”.

“Jam duke u përgatitur për ndeshjen në Camp Nou. Ka shumë lojtarë të rinj si Pedri, Frenkie de Jong dhe me eksperiencë si Busquets, Depay dhe Ter Stegen”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja mes Barcelonës dhe Bayernit nis nesër me fillim nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat