Rrahmani me Napolin importojnë pikë nga Leicester City

Futboll

Rrahmani me Napolin importojnë pikë nga Leicester City

Nga: K.G. Më: 16 shtator 2021 Në ora: 22:58
Rrahmani me Napolin importojnë pikë nga Leicester City

Napoli kthehet me një pikë nga stadiumi "King Power" në Leicester City. 

Skuadra italiane barazoi në finish me rezultat 2:2 me Leicester Cityn. Për Leicesterin shënuan Perez (8') e Barnes (64') dhe për Napolin Osimhen (69' e 87’).

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit standard dhe me napolitanët nxorën një pikë në sfidën e parë të Grupit C të Europa League në futboll.

Legia kryeson me 3 pikë, pasojnë Napoli 1, Leicester City 1 dhe Spartak Moska me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat