Lajme të këqija për legjendën Pele, sërish në spital

Futboll

Lajme të këqija për legjendën Pele, sërish në spital

Nga: K.G. Më: 17 shtator 2021 Në ora: 22:44
Lajme të këqija për legjendën Pele, sërish në spital

Legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele, është kthyer në kujdesin intensiv.

Braziliani u largua nga kujdesi intensiv tre ditë më parë, pas operacionit për shkak të tumorit në zorrën e trashë, sot ai u kthye në të njëjtin spital

"Albert Einstein" në Sao Paulo, transmeton ESPN Brazil.

Mediat vendase shkruajnë se gjendja e ish -futbollistit është përkeqësuar përsëri.

Pele ishte shtruar në spital deri të martën, pasi tumori i tij ishte hequr më 6 shtator, pas së cilës ai njoftoi me një mesazh tifozëve se ishte mirë.

Sot ka lajme të këqija, ai sërish në spital.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat