Leeds merr një pikë

Futboll

Leeds merr një pikë

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 23:33
Leeds merr një pikë

Newcastle dhe Leeds United do të duhet të presin ende për të shijuar fitoren e parë në sezonin e ri të Premier Leagues, pasi nuk shkuan dot përtej barazimit 1-1 në “St. Jame’s Park”, në sfidën hapëse të javës së pestë.

Leeds e nisi më mirë ndeshjen dhe gjeti avantazhin me anë të brazilianit Raphinha në minutën e 13’, megjithatë vendasit reaguan mirë dhe një minutë para fundit të pjesës së parë gjetën golin e barazimit me sulmuesin Saint-Maximin.

Pjesa e dytë ishte gjithashtu mjaft e luftuar, por mungoi konkretizimi dhe mbeti në fuqi rezultati 1-1, që u jep nga një pikë të dy skuadrave, të cilat nuk e kanë gjetur ende fitoren e parë sezonale. Ky ishte barazimi i tretë i Leeds United në pesë javët e para, ndërsa Newcastle ka regjistruar vetëm dy barazime e tre humbje.

Në kampionatin francez, java e 6 startoi me përballjen Strasbourg-Metz, aty ku vendasit zgjidhën gjithçka brenda 45 minutave, duke shënuar tre herë dhe marrë fitoren e pastër 3-0, që i ngjit përkohësisht në kuotën e 7 pikëve.

Ajorque hapi serinë e golave në minutën e 6’, ndërsa më pas ishte sulmuesi senegalez Habibou Diallo që shënoi dy herë të tjera brenda pjesës së parë, duke vulosur suksesin e vendasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat