Ajaxi fiton me 9:0 në elitën e futbollit holandez

Futboll

Ajaxi fiton me 9:0 në elitën e futbollit holandez

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 22:26
Ajaxi fiton me 9:0 në elitën e futbollit holandez

Ajaxi bindshëm në javën e pestë Cambuurin, duke u argëtuar në “Johan Cruijff Arena”, pasi skuadra e Ten Hag fitoj me rezultatin e pabesueshëm 9:0. Kishte vetëm një skuadër në fushën e lojës, pasi të besuarit e Henk de Jong nuk ishin në gjendje të bënin diçka.

Festivalin e golave e hapi Timber në minutën e 16-të, ndërsa pas 3 minutash Berghuis dyfishoi rezultatin. Në të 29-ën Mazraoui gjeti rrejtën dhe 7 minuta nga fundi braziliani Neres shënoi golin për 4-0.

Ashtu siç u mbyll pjesa e parë, u hap edhe e dyta, me Ajaxin që nuk uli aspak ritmin, duke shënuar të pestin me Tadic në minutën e 60-të. Golat erdhën edhe nga stoli, ku pas 4 minutash një prekje dhe një gol për danezin  Daramy, që shënoi golin e parë në Holandë dhe në të 67-ën Haller shkundi rrjetën për herë të shtatë.

Gol nga stoli ishte edhe ai i Danilos, që shënoi në të 76-tën në prekjen e parë, ndërsa fjalën e fundit e tha Neres 6 minuta nga fundi e gjithashtu braziliani ishte i vetmi lojtar që shënoi dy gola. Një fitore që dërgon sinjale të forta për PSV dhe tashmë Ajaxi ecën me hapin e duhur dhe momentalisht është skuadra që ka shënuar më shumë gola, pas 5 javëve të para në ligat kryesore në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat