Ter Stegen: Na duhen tifozët më shumë se kurrë

Futboll

Ter Stegen: Na duhen tifozët më shumë se kurrë

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 15:01
Ter Stegen: Na duhen tifozët më shumë se kurrë

Portieri i Barcelonës Marc-Andre ter Stegen ka thënë që gjigandi katalunas duhet të qëndrojë i bashkuar pas një tjetër rezultati tjetër jo të mirë kundër Granadas.

Barcelona arriti të arkëtojë vetëm një pikë në ndeshjen kundër Granadas, pas golit të mbrojtësit Ronald Araujo në minutën e 90’, i cili barazoi shifrat në 1:1, pasi që Domingos Duarte kishte shënuar golin e epërsisë për Granadan në minutën e 2’ të ndeshjes.

Gjigandi i La Liga-s deri tani në sezonin e ri ka regjistruar dy fitore dhe dy barazime, dhe është pesë pikë larg liderit të tabelës Real Madridit me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ter Stegen beson që skuadra e Barcelonës me lojtarë të rinj në moshë mund t’i rikthehet rezultateve të mira, por ka bërë thirrje drejt tifozëve që të jenë të durueshëm gjatë kësaj kohe të vështirë të klubit.

“Duhet të jemi më të bashkuar se që kemi qenë ndonjëherë, nuk është një situatë e lehtë për askënd, na duhen tifozët më shumë se kurrë. Jam i bindur që me energjinë e lojtarëve të rinj, dhe pjesës tjetër të ekipit çdo gjë është e mundur”, tha Ter Stegen.

Barazimi me Granadan ishte hera e parë që Barcelona ka dështuar që të regjistrojë fitore në La Liga në ditën e hënë, e cila ishte ndeshja e tetë e Barçës në ditën e parë të javës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat