Hysaj: Lazio i ka bezdisur të gjithë, ka shumë lojtarë të fortë

Futboll

Hysaj: Lazio i ka bezdisur të gjithë, ka shumë lojtarë të fortë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 17:07
Hysaj: Lazio i ka bezdisur të gjithë, ka shumë lojtarë të fortë

Elseid Hysaj ka bindjen se Lazio shumë shpejt do të marrë atë formë që dëshiron trajneri Sarri dhe do të argëtojë ashtu siç bënte Napoli i tij disa vite më parë.

Mbrojtësi  ka dalë sot në konferencë për shtyp duke folur për takimin e radhës ndaj Torinos si dhe për gjendjen aktuale të skuadrës, duke u ndalur edhe te dualiteti në portë mes Reinas dhe Strakoshës.

Kush të ka bërë më shumë përshtypje si shok skuadre?

"Lazo i ka bezdisur të gjithë, ka shumë lojtarë të fortë. Çiro Imobile është një prej më të fortëve, kur e ke përballë të mërzit, tani them që jam me fat. Janë edhe Luis Alberto e Milinkoviq", thotë Hysaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat