Gallas sulmon Arsenalin

Futboll

Gallas sulmon Arsenalin

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 11:55
Gallas sulmon Arsenalin

Arsenali e nisi shumë keq sezonin, duke pësuar tri humbje radhazi në Premier League.

Më pas erdhën fitoret minimale ndaj Norwichit dhe Burnley-t. Kritikat për Mikel Artetën dhe drejtuesit, për merkaton e zhvilluar, janë të shumta, por kur bëhen nga një ish, si francezi William Gallas, marrin më shumë peshë. Tashmë 44-vjeçar, ish-mbrojtësi i londinezëve në periudhën 2006-2010, bën një krahasim mes shumave që janë paguar për dy lojtarë, Ben White dhe Rafael Varane, për të kuptuar menaxhimin e dobët të drejtuesve të Arsenalit.

“Ende po përpiqem të kuptoj pse Arsenali ka shpenzuar 50 milionë stërlina (58 euro) për një lojtar që ende nuk ka treguar asgjë në nivelin më të lartë. Ndërkohë që Manchester United pagoi 40 milionë stërlina (47 euro) për Varane. Duhet të ma shpjegojë dikush sesi është e mundur. Ndoshta ka një shpjegim, pjesërisht: Ben White është anglez.

Por Varane është një lojtar i një klasi më të lartë. Ben White është ende i ri, por, siç e thashë më herët, nuk ka vërtetuar asgjë akoma. Si mund të shpenzosh 50 milionë për të?

Gallas e shpjegon kritikën e tij ndaj Arsenalit me faktin që Varane e ka vërtetuar cilësinë e tij për një dekadë te Real Madridi, ndërsa Ben White vjen nga një klub modest në Angli.

“E respektoj, por nuk e njoh. E respektoj atë dhe shpresoj që të bëhet një lojtar i madh, por nuk mund ta krahasoni Ben White me Varane. Më falni, por kjo nuk eshte e mundur. Nuk flas kështu sepse jam francez. Varane vjen nga Reali i Madridit, jo nga Brighton".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat