Barcelona dhe PSG në garë për talentin 17-vjeçar të Suedisë

Futboll

Barcelona dhe PSG në garë për talentin 17-vjeçar të Suedisë

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 19:42
Williot Swedberg

Barcelona dhe PSG janë në garë për talentin 17-vjeçar.

Bëhet fjalë për Williot Swedberg që është pjesë e Hammarbyt, që admirohet nga Barcelona dhe PSG.

Ndërkohë, edhe lojtari ka pranuar që nuk do e refuzonte Barcelonën, pavarësisht që pëlqen Valencian në La Liga.

“Është qesharake të flasësh për interesimin e Barcelonës. Nuk është vetëm ndonjë klub. Nuk do i thosha jo Barcelonës, edhe pse Valencia është skuadra ime favorite në Spanjë, por ende nuk jam në atë nivel”, u shpreh ai për Expressen.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ndonjëra skuadër do bëjnë ndonjë ofertë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat