Milani humb afër 100 milionë euro këtë sezon

Futboll

Milani humb afër 100 milionë euro këtë sezon

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Milani bëri përmirësime të qarta në krahasim me sezonin 2019-20, pasi Rossonerët raportuan një humbje prej 96.4 milionë euro në edicionin 2020-21.

Milani përfundoi i dyti në Serie A sezonin e kaluar dhe aktualisht janë duke u përgatitur për të luajtur nesër me Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.

Kthimi në mesin e elitës nuk është shenja e vetme e një Milani të shëndetshëm, pasi projekti i klubit për të investuar në lojtarë më të rinj është shpaguar ekonomikisht.

Milani thuhet se e mbylli vitin financiar më 30 qershor 2021, me një humbje prej 96.4 milionë eurosh, që është pothuajse 98.2 milionë euro më pak se sezonin e kaluar.

Në 2019-20, klubi raportoi një humbje totale prej 194.6 milionë euro. Calcio e Finanza raporton se Milani arriti të përmbysë trendin pavarësisht forcimit të skuadrës përpara një sezoni të ngjeshur.

Janë investuar mbi 70 milionë euro, ndërsa klubi nuk ka ndonjë borxh ndaj sistemit bankar, sipas raportimit.

Milani aktualisht është i dyti në Serie A, dy pikë prapa liderit Napoli dhe dy pikë mbi Interin në vendin e tretë në elitën e futbollit italian. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat