Cavani dëshiron largimin nga Man Utd

Futboll

Cavani dëshiron largimin nga Man Utd

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 12:29
Cavani dëshiron largimin nga Man Utd

Sulmuesi duket se nuk është i lumtur më në Angli.

Sipas ‘El Grafico’, Edinson Cavani po kërkon largimin nga Manchester United në merkaton e dimrit.

Futbollisti me ardhjen e Cristiano Ronaldos ka humbur vendin në formacionin titullar të Ole Gunnar Solskjaer, andaj pritet të largohet.

Cavani gjatë verës ishte i lidhur me një kalim te Barcelona, megjithatë marrëveshja mes palëve nuk u arrit në fund.

Uruguajani është pjesë e ‘Djajve të Kuq’ nga tetori i vitit 2020 kur iu bashkua si futbollistë i lirë.

Me fanellën e United, Cavani ka realizuar 17 gola e gjashtë asistime në 41 ndeshje të luajtura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat