Allegri konfirmon, Chiellini në derbi

Futboll

Allegri konfirmon, Chiellini në derbi

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 13:30
Allegri konfirmon, Chiellini në derbi

Pas një fillimi makthi të sezonit, Juventusi po jep shenja të forta rritjeje. Bardhezinjtë vijnë nga tri fitore radhazi midis kampionatit dhe Ligës së Kampionëve, kundër Spezia, Sampdoria dhe Chelsea. Tani, megjithatë, në rrugën e “Zonjës së Vjetër” del si pengesë Torino e Juric, protagonisti i një fillimi të shkëlqyer dhe i gatshëm për “ta shitur shtrenjtë” lëkurën në derbin e Mole.

Allegri, pa Dybala dhe Morata të dëmtuar, kërkoi tri pikët gjatë konferencës tradicionale në prag të ndeshjes ndërqytetase. “Ne duhet të rregullojmë renditjen, të marrim një fitore tjetër. Kush do të luajë? Unë po ju tregoj dy emra të sigurt: Szczesny dhe Chiellini. Të tjerët duhet t’i vlerësoj në bazë të gjendjes së tyre fizike”.

Trajneri i Juventusit më pas kthehet te ndeshja që fitoi kundër Chelsea, ku jo gjithçka funksionoi në mënyrë perfekte: “Në fillim e nisëm shumë gabim teknikisht, por me kalimin e lojës kaluam në interpretimin e duhur.

Ndeshja e së mërkurës më mbushi me gëzim për djemtë, publikun dhe stadiumin, i cili na mbështeti. Bernardeschi bëri mirë veçanërisht në nivelin fizik. Alex Sandro është një lojtar i shkëlqyeshëm”.

Trajneri bardhezi njoftoi dy rikuperime që do të jenë shumë të dobishme, veçanërisht pas pushimit (kualifikueseve të kombëtareve): “Arthur është stërvitur me ekipin dhe po e ngre nivelin. Mund të ndodhë që në derbi të jetë në stol si ai, edhe Kaio Jorge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat