Arsenali luan si mysafirë

Futboll

Arsenali luan si mysafirë

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 11:33
Arsenali luan si mysafirë

Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së shtatë të sezonit të ri 2021/22.

Ndeshja më interesante e programit të sotëm do të jetë derbi mes Manchester United dhe Everton që zhvillohet në stadiumin “Old Trafford”.

Po ashtu, ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Chelsea e Southampton, ku nikoqirët do të synojnë me çdo kusht të shënojnë fitore, dhe të rikuperohen nga dy humbjet në xhirot e kaluara, njërën kundër Manchester Cityt dhe tjetrën kundër skuadrës së Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, tabelën e kryeson Liverpooli me gjithsej 14 pikë, një më pas se vendi i dytë Manchester City, Top 4 e mbyllin skuadra e Chelseat dhe Manchester Unted që gjenden në kuotën e njëjtë të pikëve, respektivisht 13 sosh.

Në anën tjetër, në tre pozitat e fundit në tabelë gjenden Leeds me tre pikë, Burnley me dy sosh, dhe skuadra e Norwich që ende nuk ka arkëtuar asnjë pikë.

13:30 Manchester United – Everton (Stadiumi Old Trafford)

16:00 Burnley – Norwich (Stadiumi Turf Moor)

16:00 Chelsea – Southampton (Stadiumi Stamford Bridge)

16:00 Leeds United – Watford (Stadiumi Elland Road)

16:00 Wolverhampton – Newcastle (Stadiumi Molineux)

18:30 Brighton – Arsenal (Stadiumi Amex)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat