Liridon Latifi: E dua shumë Korçën, kemi bërë krenare gjithë Shqipërinë me Skënderbeun

Futboll

Liridon Latifi: E dua shumë Korçën, kemi bërë krenare gjithë Shqipërinë me Skënderbeun

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 19:21
Liridon Latifi: E dua shumë Korçën, kemi bërë krenare gjithë Shqipërinë me Skënderbeun

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë është mbyllur në barazimin pa gola. Një përballje pa shumë histori sa i përket rasteve të krijuara teksa që në pjesën e parë u vu re një mbrojtje hermetike nga të dy skuadrat. Për të kaluar te rasti që do të mbahet mend nga këto 90 minuta.

Latifi, tha: “Kam kaluar kohë të mirë me Skënderbeun, kemi bërë krenar gjithë Shqipërinë me ato paraqitje. E dua shumë Korçën, megjithëse erdha si kundërshtar sot.

Më duartrokitën kur dola dhe duhet t’i falenderoj. Ishte shumë e vështirë ndeshja me Skënderbeun, janë mbrojtur mirë dhe na penalizoi kartoni i kuq. Megjithatë duhet të shohim para drejt objektivave tona për të fituar titullin kampion.

Nuk jam ende në 100% time, më mungon forca shtytëse që kam pasur si karakteristikë. Po punoj me trajner për këtë drejtim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat