Manchester Utd pas kroatit

Futboll

Manchester Utd pas kroatit

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 16:25
Manchester Utd pas kroatit

“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të alternativave në mesfushë dhe kroati është kandidati kryesor

Manchester United është i interesuar për mesfushorin e Interit, Marcelo Brozoviç.

Për këtë siguron portali italian “Calciomercato”.

28 vjeçari ka hyrë në radar të “Djajve të Kuq” pas vështirësive që po hasin ata për vazhdimin e kontratës me Paul Pogban.

E ardhmja e Donny van de Beek në “Old Trafford” është vënë në dyshim pasi mesfushori holandez mund të largohet prej aty.

Prandaj, United do të mundohen ta sjellin në “Teatrin e Ëndrrave” Brozovicin, për të pasur më shumë alternativa në mesfushë.

Përfaqësuesi kroat ka qenë lojtar i rëndësishëm i Interit në sezonet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat